Java e 16-të, kryesuesit e grupeve luajnë të dielën

Të dy skuadrat kryesuese, Vllaznia në Grupin A dhe Bylis në Grupin B, tashmë e kanë ngushtuar në 4 pikë diferencën me dy ndjekësit në renditje. Shijakasit e Erzenit ndodhen në vendin e 2-të në Grupin A me 31 pikë dhe të shtunën do të luajnë në Shkodër, por jo me Vllazninë. Në stadiumin “Reshit Rusi” do të kenë përballë Veleçikun e Koplikut. Ndërsa Besa në ndjekje të Bylisit në Grupin B, nesër pret në Kavajë skuadrën e Egnatias, një “derbi” i zonës mes tyre.

Ndërkohë që kalendari i ka zhvendosur për të dielën ndeshjet e dy skuadrave kryesuese në grupe, Vllaznia në Grupin A pret Shënkollin në “Reshit Rusi”, dhe Bylisi në Grupin B luan në transfertë me Pogradecin. Shkodranët vijnë në këtë sfidë pasi në javën e kaluar kanë pësuar humbje 0-2 në kampionat me Erzenin dhe janë eliminuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë nga Kamza.

Ndërsa Bylisi në Grupin B e ka fituar 3-0 ndeshjen e javës së 15-të në Kategorinë e Parë me Lushnjen, por u eliminua në mesjavë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë nga Laçi. Të dielën skuadra ballshiote udhëton në Pogradec, ku vendasit do të luajnë ndeshjen e parë në fushën e saj për vitin 2019 dhe do të kërkojë fitoren për të qenë në pesë skuadrat e para të grupit për fazën e tretë. Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë do të nisin në ora 14:00.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – Java 16

GRUPI A
Datë 9 shkurt 2019
Veleçiku-Erzeni           14:00
Burreli-Korabi             14:00
Datë 10 shkurt 2019
Vllaznia-Shënkolli       14:00
Besëlidhja-Vora          14:00
Dinamo-Iliria               14:00

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 16-të
Datë 9 shkurt 2019
Besa-Egnatia               14:00
Lushnja-Elbasani        14:00
Oriku-Turbina             14:00
Datë 10 shkurt 2019
Tomori-Apolonia         14:00
Pogradeci-Bylis            14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *