Fabregas: Hazard i dashuruar mbas Realit, është momenti perfekt për t’u larguar

Eden Hazard do të jetë me siguri një ndër futbollistët për të cilin do të flitet më së shumti gjatë merkatos së verës. Belgu ka vite që shpreh dëshirën për t’u larguar nga Çelsi dhe Real Mardrid duket se do të jetë destinacioni i radhës për të.

Të njëjtin mendim ndan dhe ish-kolegu i tij Çesk Fabregas, i cili tregoi gjatë një interviste se Hazard e dashuron skuadrën “Los Blancos”, por në të njëjtën kohë spanjolli thekson se respekti i tij për klubin e Çelsit mbetet i madh.

“Ai ka thënë se e ka marrë tashmë vendimin  për të ardhmen e tij. Ajo që di unë është se ai e dashuron Real Madridin. Hazard është 28 vjeç dhe tani do të ishte momenti perfekt për t’u larguar. Ndoshta do të rinovojë me Çelsin, ai kurrë s’do të hapte luftë klubit për t’u larguar. Gjithsesi të gjitha këto janë supozime”, tha mesfushori spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online