Në Pukë i bëjnë gjërat si duhet, firmos një golashënues

0

Tërbuni i Pukës e mbylli pjesën e parë të sezonit në krye të renditjes për grupin A, me një pikë më shumë se Gramshi e Luzi.

Një ecuri mjaft pozitive për skuadrën e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, por rivaliteti është si kurrë këto vitet e fundit, me disa klube në garë për kreun, ndaj Kërnaja pa u mbyllur mirë faza e parë evidentoi problemet e ekipit të tij dhe i kërkoi klubit mundësinë për të afruar te paktën një sulmues goli.

Kjo për faktin se Tërbuni ka sulmin më të dobët ndër 5 ekipet e kreut dhe mbrojtja spektakolare e ka mbajtur në krye.

Mungesa e një golashënuesi duket se nuk do të ndihet më, sepse Sport Ekspres mëson se Tërbuni ka firmosur me sulmuesin Eriol Merdini.

25-vjeçari është një ekspert në këto nivele dhe në fazën e parë shënoi 11 gola për Spartakun e Tiranës, ndërkohë që çdo sezon ka pasur një mesatare të shkëlqyer goli këto vitet e fundit.

Një goditje e rëndësishme, aq më shumë që Spartaku është rival direkt në renditje, por Tërbuni nuk ndalet me kaq, sepse trajneri Kërnaja për Sport Ekspres tregon se në ditët e ardhshme do të ketë surpriza të tjera për tifozët pukjanë: “Skuadra që mbylli pjesën e parë të sezonit ka bërë një punë të shkëlqyer, por na duhej shumë një sulmues cilësor, sepse krijojmë shumë lojë e raste dhe konkretizojmë pak. Përveç Merdinit presim edhe një sulmues tjetër, sepse duam të jemi të plotë për fazën e dytë, që do të jetë mjaft e vështirë, për shumë arsye”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.