Zyrtare | Partizani prezanton afrimin e dytë, firmos mesfushori vlonjat

Partizani vazhdon ta fokusojë merkaton te të rinjtë. Afrimi më i fundit i të kuqve është  Alesio Hyseni, pas largimit nga Flamurtari, futbollisti vlonjat ka firmosur me “demat e kuq”.  Në njoftimin zyrtar të bërë në sajtin e skuadrës kryeqytetase bëhet e ditur se lojtari ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Mesfushori, i cili mbushi ditën e sotme 22 vjeç, ka qenë pjesë e moshave të Peruxhias dhe më pas iu bashkua vlonjatëve. Hyseni ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave dhe tanimë do t’i bashkohet skuadrës së kreut të renditjes. Më herët gjatë ditës së sotme Partizani ka nënshkruar edhe me Fatjon Jusufin.

Në garë për të ishte edhe Luftëtari, që në fakt edhe janarin e shkuar e kishte tentuar. Të kuqtë kanë fituar garën për Hysenin, i cili do të nisë një eksperiencë të re.

Hyseni do të rrisë numrin e mesfushorëve në dispozicion të trajnerit Gega, i cili e ka shprehur më parë dëshirën për një mesfushor qendre, pasi alternativa e vetme është i riu Kote, duke parë që Trashi është zhvendosur në mbrojtje dhe Mala në krah të sulmit. Kështu i është plotësuar dëshira trajnerit, që do e ketë nën urdhra në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online