Në Ballsh gjejnë zgjidhje për sulmin, i besojnë “Ish”-it të Partizanit

0

Skuadra e Bylis po përgatitet për sezonin e ri në kategorinë e parë. Rikthimi në Superiore është objektiv i panegociueshëm për ekipin mallakastriot. Së fundmi Bylis ka prezantuar dhe ish-sulmuesin e Partizanit Ardit Jaupaj, i cili është marrë në formë huazimi nga skuadra e Luftëtari.

Jaupaj është një sulmues 22-vjeç, i prodhuar në akademinë e “Demave të Kuq”. Në klubin ku u formua, ai nuk gjeti shumë hapësira edhe pse një ndër talentet më premtues të nxjerrë nga akademie e kuqe. Sezonin e kaluar Jaupaj u aktivizua në kampionatin kosovar me skuadrat e Flamurtarit të Prishtinës dhe Ferronikelit. Tani Bylis i duhet të zgjidhë dhe çështjen e trajnerit të ri, pasi starti i sezonit po afron.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.