Luftëtari ka veç një objektiv, Kastrioti tenton surprizën

0

Luftëtari vjet regjistroi një sezon të suksesshëm, duke u renditur në vendin e tretë në kampionat. Gjirokastritët duan të përsërisin vetveten, por nuk i kanë më Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn. Gjithsesi kanë bërë disa përforcime.

Për takimin e sotëm me Kastriotin mungojnë Eduart Rroca dhe Ivan Jakovljeviç, titullarë të rëndësishëm. Gjithsesi fitorja është objektivi i vetëm për bluzinjtë e udhëhequr në sulm nga Vasil Shkurtaj.

Kastrioti në anën tjetër ka pësuar disa ndryshime. Greko-sudanezi Rahim mund të jetë zbulimi, por nën urdhrat e Plorit janë vënë disa të rinj si Julian Shehu dhe Patrik Bardhi, të cilët priten titullarë.

Kategoria Superiore – Java 1

shtunë, më 18 gusht 2018

LUFTËTARI-KASTRIOTI (16:45)

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Miloslavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Mziu, Çutra, Bardhi, Rahim, Marku. Trajner: Elvis Plori

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.