Napoli pa frena, Hysaj notë pozitive

0

47 minuta, 3 gola Kaliarit dhe në krye, në pritje të Atalanta-Juventus. Napoli ka mposhtur pas asnjë problem 3-0 sot Kaliarin, me një paraqitje perfekte dhe pa asnjë sforcim.

Hamshik që në minutën e katërt gjeti golin dhe më pas u bë e lehtë, me Mertens që dyfishoi nga pika e bardhë në minutën e 40-të dhe Kulibalin që mbylli gjithçka në fillim të pjesës së dytë.

Paraqitje shumë e mirë edhe për Elseid Hysajn, titullar dhe i vlerësuar me notë 6.5 mesatarisht në mediat italiane. Ndeshje shumë e kujdesshme në prapavijë, asnjë gabim, ndërkohë që mbrojtësi i kombëtares sonë ndihmoi shpesh edhe sulmin, sidomos në pjesën e parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here