Pa fitues në Kamzë, gola dhuratë në secilin krah

Kamza e Teuta kanë barazuar sot, në një sfidë të mbushur me emocione në pjesën e dytë të ndeshjes. Kamza kërkonte fitoren e parë sezonale dhe e nisi me një formacion sulmues, por që në fillim humbi për dëmtim Sebino Plakun, duke bërë që pesha të sulmit të mbetej mbi Stevan Raçiç. Në krahun tjetër, Teuta e Maganit kërkonte të reagonte pas humbjes ndaj Flamurtarit dhe në një fushë të mirë e një atmosferë shumë të qetë në Kamzë, shanset për t’ia dalë mbanë ishin të mëdha.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planeve të Maganit, sepse Teuta u paraqit mirë vetëm për një orë. Kontroll i mirë i ndeshjes dhe gol me një dhuratë, kur Erlis Frashëri devijoi në portën e vet një kros nga Osemene në fillim të pjesës së dytë. Gjithçka e lehtë në dukje, por Teuta nuk e mbylli takimin dhe Kamza nuk u dorëzua.

Debutuesit kanë karakter, kjo nuk mohohet, sepse pas barazimit ndaj Skënderbeu, edhe sot dhanë gjithçka në 30 minutat e fundit. Ky mund të quhet edhe një difekt, sepse skuadra e Ndreut zgjohet vetëm pasi pëson gol.

Raçiç me shokë krijuan volum e raste pa fund, gabuan pa fund dhe i deshi fati në fund, sepse në minutën e 89-të Hërkaç kërceu me duart lart dhe ndali topin me dorë në mënyrë absurde në zonë.

Raçiç nga pika e bardhë nuk fali, 1-1 dhe mori fund aty, sepse nuk kishte më kohë. Barazim i drejtë në përgjithësi, sepse Teuta nuk meritoi fitoren dhe Kamza e meritoi pikën për atë që dha në pjesën e dytë.

Kategoria Superiore – Java 4

E diel, më 1 tetor, ora 14:00

Kamza – Teuta          1-1

Shënues: Raçiç 89′ pen. / Frashëri 53′ aut.

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Leo Lelis (Arrabal 46′), Neziri, Zefi (Imeri 55′), Mehmeti, Fukui, Rezi, Plaku (Frashëri 24′), Raçiç. Të gatshëm: Gjonikaj, Rami, Mumajesi, Ymeraj. Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Shkalla, Hrkaç, Beqja, Hila, Lena, Dosti, Dediç (Peqini 80′), Shehaj (Vila 74′), Amadu Latif (Sykaj 87′). Të gatshëm: Moçka, Beqaj, Çmajçanin, Bilali. Trajner: Gugash Magani 

Karton i verdhë: Neziri 33′, Halilaj 63′ / Oluasina 17′, Latif 63′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Dojando Myftari, Orlando Kuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online