Napoli akord me Seviljen, kroati transferohet në La Liga

0

Kur e pyetën para disa ditësh për situatën e Marko Rog, trajneri i Napoli u shpreh shkurt dhe saktë. “Ai ka marrë një ofertë, por situata e tij është e pasigurt. Marko mund të huazohet, por vetëm në bazë të kushteve tona”, shprehej Karlo Ançeloti, ndërsa tashmë është bërë gjithçka zyrtare.

Mesfushori kroat është transferuar në La Liga dhe është gati të nisë aventurën me Seviljen. 23-vjeçari është huazuar në ekipin andaluzian deri në fund të sezonit. Një huazim i pastër dhe asnjë opsion tjetër. Rog do të mbyllë sezonin me Seviljen dhe në verë do të rikthehet përsëri në urdhrat e Karletos.

Marrëveshja është arritur dhe të dy klubet e kanë bërë zyrtare një gjë të tillë. Kroati do të jetë një vlerë e shtuar për mesin e fushës së ekipit të Pablo Machin. Rog numëron 16 ndeshje me Kroacinë dhe tashmë është gati të ndihmojë Seviljen në arritjen e objektivave për t’u rikthyer akoma më i fortë në fund të sezonit te Napoli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.