Mosha tremb Barcelonën, mbyllen bisedimet me brazilianin

Pozicioni i mbrojtësit të majtë është kthyer në një problematikë te Barcelona. Zhordi Alba është ndër më të mirët në planet në rolin e tij, por “plani B” në rast dëmtimi ose lodhje të spanjollit nuk ekziston që prej largimit të francezit Lukas Dinj.

Një ndër futbollistët me të cilët po negocionin drejtuesit katalanasit ishte braziliani Filipe Luis. 33-vjeçari, tanimë një lojtar i lirë, ishte i interesuar t’i bashkohej kampionëve të Spanjës në një kontratë 2-vjeçare. Megjithatë nuk ka qenë e shkruar që marrëveshje të konkretizohej.

E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo”, raporton brazilianit i është bërë e ditur se interesi i Barcelonës për shërbimet e tij nuk ekziston më. Shkak për këtë vendim është bërë mosha e madhe e mbrojtësit që pak javë më vonë do të mbushë 34 vjeç.

Barcelona pritet të investojë te një lojtar i ri në moshë që do të jetë një konkurrent i denjë për Zhordi Albën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *