“Mos e thirrni kot Jasir Asanin”, batuta e shishe në “Selman Stërmasi”

Në “Selman Stërmasi”, sapo pikasin një qeros, e kanë gati nofkën: “O Mastro Lindo”. Dje në kurriz e provoi gjyqtari Emirion Sino, të cilin nuk ngurruan ta thërrasin edhe “fantomas” nën zhurmën e një burie të fuqishme që herë pas here acaronte tifozët në tribunën kryesore.

Në shënjestër ditën e djeshme ka qenë edhe Jasir Asani. Sulmuesi anësor, protagonist në topin e dhënë për Çinarin në momentin e fitimit të penalltisë, nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Tifozët janë acaruar shpesh me të, ndërkohë që mes tyre u dëgjua edhe diçka e tillë në një moment: “O nuk është në lojë Asani, mos bërtitni kot”.

Kur ndeshja ishte 0-1 na favor të Laçit, kishte edhe nga ata që mendonin se po tolerohej. Në fakt, në fushë ishte një lojë e ashpër, me lojtarët e të dyja ekipeve që luftonin fort për çdo top. Një prej tifozëve, i acaruar nuk ngurroi të thërriste: “Po te ishte për kështu, me mire t’ia linit Kastriotit”.

Tensioni në shkallët e stadiumit ishte i madje, madje në një moment një nga tifozët e kuq gjuajti drejt stolit të Partizanit dhe shishja e ujit përfundoi në trupin e Amarildo Dajlanit, zyrtar i klubit kryeqytetas. Nervozizmi ishte i madh në shkallë, teksa tifozët ishin të irrituar me gjyqtarin e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *