VIDEO | Sherr në lidhje direkte, Alegri shpërthen ndaj “ish”-it të Interit

Maks Alegri dhe ish-mbrojtësi Daniele Adani, tashmë analist sportiv, duket qartë që nuk janë miq të mirë, sepse ashtu si një vit më parë, janë kapur sërish mes tyre gjatë një lidhjeje direkte në Sky Sport. Trajneri i Juventusit i është kundërvënë ish-lojtarit të Italisë, i cili ka pasur një eksperiencë të shkurtër si zëvendëstrajner te Venecia. Analisti ka pasur kritika për Juventusin, ndaj Alegri ka pasur diçka për t’i thënë.

“Jeni të gjithë teoricienë. Ti, edhe pse lexon libra për futbollin, nuk di asgjë. Ju kurrë nuk keni qenë trajner. Qëndroni aty prapa, në studio, dhe nuk dini asgjë. Të jesh trajner është diçka krejt tjetër”, ka thënë Alegri, ndërkohë që Adani ka tentuar të ndërhyjë.

Trajneri i bardhezinjve nuk është ndalur: “Tani po flas unë. Po flet me një trajner që ka fituar 6 tituj në Serie A. Po flas unë, ndaj duhet ta qepësh”. Adani pas ka marrë fjalën dhe ka reaguar ashpër.

“Qepe mund t’i thuash vëllait tënd. E nisim me teorinë e basketbollit: Përse Lebron Xhejms nuk shkoi në play-off, edhe pse është lojtari më i fortë në NBA?”, është shprehur ish-mbrojtësi, ndërkohë që Alegri ka lënë në mes intervistën, duke u largua i nervozuar. Adani ka ironizuar, duke thënë: “Si vitin e shkuar”, sepse skena është e njëjtë me vitin e shkuar, kur sërish Alegri braktiste intervistën.

https://twitter.com/tancredipalmeri/status/1122257965564735490

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online