Misteri i shekullit, Gabigol ikën nga Interi

Gabigol, një emër që të bën kurioz sapo e lexon. Ndoshta kështu mdodhi edhe me drejtuesit e Interit, që shpenzuar 30 milionë për t’ia marrë Santosit dhe firmosën me të një kontratë fantastike.

Problemi është që Gabigol nuk kishte lidhje me golin dhe është transformuar në një nga misteret më të mëdha të futbollit, nga ata lojtarë që do të kthehen shpejt në legjenda urbane.

Interi ndërroi shumë trajnerë gjatë kohës që Gabigol ishte në Milano, por asnjeri nuk e aktivizoi rregullisht, aq sa dilema e madhe është: a ishte lojtar i mbaruar, apo nuk diti Interi ta shfrytëzonte si duhej?

Tani Gabigol ikën te Benfika, në huazim, me klubin portugez që ka të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

Interi lutet që braziliani të ringjallet, sepse nëse nuk ia del as te Benfika, do të detyrohet ta paguajë kot, ose ta shesë për “qindarka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *