Vecaj transferohet në Zagreb, bind Dinamon

Pas sulmuesit Rubin Hebaj që u transferua tek sllovenët e Domzhales, një tjetër prodhim i akademisë shkodrane hedh hapin e madh në karrierë. Uendi Vecaj do të ketë mundësinë të rritet në një nga klubet më të mëdha në Ballkan, Dinamo e Zagrebit, ku “Shkodra Sport” raporton se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Vetëm pak kohë më parë Vllaznia njoftonte se kishte nisur bashkëpunimin me klubin kroat dhe hapi i parë ishte kalimi i Vecajt në Zagreb, fillimisht në provë.

Mesfushori 20-vjeçar ka dy sezone që luan me ekipin e parë të Vllaznisë, ndërsa tani në Zagreb gjen ambientin ideal për t’u rritur, sepse përtej faktit që Skënderbeu e eliminoi në Europa League me meritë, Dinamo mbetet një ndër klubet me akademitë më të mira në Europë dhe është qindra vite përpara nesh, kur bëhet fjalë për të zbuluar dhe rritur talente.

Informacion mbi kushtet e transferimit nuk ka ende, por me shumë gjasa Vllaznia e ka lejuar të riun të largohet, duke ruajtur një përqindje të kartonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online