MIQËSORET | Laçi dhe Teuta ndalen nga skuadrat e Kategorisë së Parë

Duke qenë se Kampionati është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, disa nga ekipet kanë menduar që të evitojnë pushimin absolut dhe të organizojnë takime miqësore. Teuta ka sfiduar Erzenin, ndërsa Laçi është ndeshur me Dinamon në Pezë Helmëz.

Si durrsakët ashtu dhe kurbinasit kanë regjistruar të njëjtin rezultat, me shifrat 1-1. Në Durrës, skuadra e Shkëmbit e pa veten në disavantazh që në minutën e 26-të teksa shënoi Dakavelli, por Kamara ka evituar humbjen, pasi ka shënuar në fraksionin dy të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Pezë, Laçi është ndarë në “paqe” me skuadrën e Igli Allmuçës. Goli për bardhezinjtë është shënuar nga Hadroj, ndërsa për kryeqytetasi ka qenë Vrapi ai që ka gjetur rrugine  rrjetës.

Laçi 1-1 Dinamo
Shënues: Vrapi/ Hadroj
Formacioni i Laçit: Hasanbelli, Fangaj, Bytyçi, Gjoni, Dragoj, Eller, Jonuzi, Smaçi, Lushkja, Berisha, Shtubina

Teuta-Erzeni 1-1
Shënues: Kamara 72’ / Dakavelli 26’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *