Partizani me stilin e Kombëtares, “demat” flasin koreançe

0

Kampionati është ndërprerë për shkak të impenjimeve të Kombëtareve, por klubet vijojnë punën. Harmonia në një skuadër ka gjithnjë një vend të veçantë, pasi në momente të caktuara mund të jetë arma më e fortë për të lënë pas vetes problemet.

Tek Partizani duket se janë në një moment shumë të mirë, mëse normale, pasi ndodhen në vendin e parë pas 8 javësh. Në merkaton e janarit në skuadër u afrua dhe So Hyon-Uk, i cili u bë i pari lojtarë nga Koreja e Veriut që luan në vendin tonë.

Tek Partizani  kanë huazuar një stil nga Kombëtarja, pasi lojtarët e rinj duhet të tregojnë talentin e tyre në këngë. Pikërisht koreanoveriorit i takoi të këndojë sot, por në postimin e faqes së klubit duket mjaft i emocionuar. Për t’i hequr emocionet mendon Trashi, i cili me humor i thotë: “Lali, ke vëllain tënd këtu nga Koreja e Jugut”. Pak sekonda këngë koreançe dhe tek Partizani, që tani duhet të njohë dhe një gjuhë të re.

Gjithmonë mbaj mend se ti ke brenda teje forcën, durimin dhe pasionin për të ndryshuar gjithçka. Atmosfera dhe harmonia pozitive përgjatë këtij sezoni, përcillet edhe në fushë me rezultatet dhe performancën e ekipit.Grupi gjithmonë e më i bashkuar për të ecur përpara #PërjetMeTyPartizan?

Gepostet von FK Partizani Albania am Samstag, 13. Oktober 2018

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.