VIDEO | Deshamp i “rikthehet” futbollit, shfaq klasin e tij në stërvitje

0

Didier Deshamp njihet si një ndër futbollistët më të mëdhenj të Francës, teksa ka luajtur me ekipe si Olimpik Marsejë, Juventus apo Çelsi. Gjithashtu trajneri i bluve ka fituar dhe me kombëtaren Kupën e Botës të vitit 1998, ku 20 vite më vonë triumfoi si trajner përsëri me kombëtaren e tij.

“Gjelat” e Francës po përgatiten për sfidën që do të luajnë ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve dhe ditën e sotme kishin stërvitje si zakonisht. Pikërisht Deshamp duket se ka vendosur që për disa momente t’i rikthehet dhe një herë futbollin, duke shfaqur klasin e tij. Trajneri aktual i francezve pas dy ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 50-të, por përsëri duket qartë që nuk i ka humbur aftësitë e tij me topin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.