Milani merr një goditje të rëndë, transferimi i bujshëm 3 muaj “out”

0

Milan merkaton e verës bëri dy transferime të bujshme nga Juventus, teksa mori në ekip Gonzalo Higuain dhe Matia Kaladarën. Pikërisht ky i fundit, erdhi në Milano duke u shkëmbyer me Leonardo Bonuçin, i cili u rikthye përsëri te Juventus. Gjithsesi mbrojtësi kuqezi thuajse nuk ka luajtur aspak me fanellën e Milanit, si pasojë e dëmtimeve.

Kohët e fundit në ambientet e Milanit po diskutohej se Kaldara do të mungojë më shumë nga sa pritej fillimisht. Me sa duket, ajo që pritej me ankth nga stafi kuqezi, duket se ka rezultuar të jetë e vërtetë. Matia Kaldara do të mungojë të paktën për 3 muaj.

Sipas ekzaminimeve të fundit, mbrojtësi italian ka një dëmtim në tendinin e Akilit, në këmbën e djathtë dhe brenda tre javësh do të bëhen analiza të tjera, për të parë ecurinë e rikuperimit. Një goditje kjo për klubin kuqezi, pasi Kaldara pritej të ishte një pikë kyçë në mbrojte, së bashku me Romanjolin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.