Merr 40 milionë dhe nuk merr mundimin as të vrapojë!

0

Nëse e keni harruar, futbollisti më i paguar në botë është Karlos Tevez. Argjentinasi merr 40 milionë euro në sezon në Kinë, ku firmosi në fund të vitit të shkuar.

Është 33 vjeç, por ish-ylli i Boka Zhuniors e disa klubeve të tjerë duhej të ishte ideal për të kaluar si birila mbrojtësit modestë në Kinë.

Një llaf goje, sepse miliarderët kinezë harrojnë që yjet duan futboll serioz që të motivohen.

Shanghai Shenhua u mund 2-1 para pak ditësh nga Tianzhin Teda dhe Tevez bëri një figurë të shëmtuar.

Për periudha të tëra nuk lëvizte nga vendi dhe në Kinë tifozët dhe mediat janë tërbuar.

Futboll i dobët, dakord, por Tevezin ndaj e paguajnë aq shumë, që të sakrifikojë e të tregohet serioz, sidomos kur nuk luan në një skuadër që fiton 4-0 çdo ndeshje.

“Futbolli kinez është shumë larg atij të elitës, as 50 vjet më vonë nuk do t’ia arrijë. Shumica e lojtarëve janë mediokër dhe ndonjëherë të dëmtojnë pa dashje, pasi nuk dinë si të ndërhyjnë”, deklaronte Tevez para pak kohësh.

E drejtë, por nëse merr 40 milionë në vit, ndopak diplomaci e ndonjë gol më shumë do ishin të mirëpritur!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image