Mbape mund të ishte i Çelsit, mos u habitni çfarë parashikoi e ëma!

0

Ish-skauti i skuadrës së Çelsit, Daniel Boga ka zbuluar një prapaskenë që mund të dëshpëroje çdo tifoz të bluve të Londrës. Boga ka deklaruar për mediat angleze se Kilian Mbape ishte vetëm një hap larg transferimit tek skuadra e Çelsit, por ka qenë mamaja e këtij të fundit ajo e cila ka refuzuar një transferim të tille.

Francezi Kilian në moshën 13-vjeçare ka zhvilluar një provë 1-javore tek blutë dhe ka luajtur gjithashtu një ndeshje me të rinjtë, ku ka impresionuar trajnerët  me aftësitë e tij, te cilët kanë kërkuar që Mbape të rikthehet përsëri në Londër për të riparë aftësitë e tij, por ka qenë mamaja e tij Fajza Lamari, ajo e cila ka refuzuar.

“Ai kishte një talent të jashtëzakonshëm, luajti në ndeshjen përballë Çarlton. Fituam 7-0. Në momentin që bëmë takimin në zyrë ne i shpjeguam se donim që lojtari të kthehej dhe për një provë tjetër për ta riparë. Por mamaja e tij ishte e prerë. E mbaj mend atë ditë kur u kthye dhe citoi ne frëngjisht: “Djali im nuk do të kthehet për provë tjetër. Në qoftë se e dëshironi merreni tani ose do të duhet ta merrni pas 5-vitesh për 50 milionë euro”.

Boga, i cili refuzoi t’i përkthente fjalët e mamasë së Mbape drejt kolegëve të tij shtoi: “Djaloshi kishte aftësi të pabesueshme me topin në këmbë, por pa top nuk ishte lojtar që punonte shumë. Duhet të kishim firmosur me të, por për të thënë të drejtën Çelsi në atë kohë kishte një skuadër shumë të mirë”, ka përfunduar ish-skauti i ekipit londinez.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.