Nuk është shaka, De Laurentis gati të blejë Hajdukun!

Aurelio Di Laurentis është një personazh në Itali. Deklaratat e presidentit të Napolit përgjithësisht janë të bujshme, ndërkohë që së fundmi ka blerë edhe Barin. Së fundmi ka dhënë një intervistë me gazetarët kroatë dhe është shprehur i gatshëm të blejë Hajdukun e Splitit.

“Më jepni një shans të blej Hajdukun”, është shprehur ndër të tjera de Laurentis, i cili tregon se mban ende kontakte me teknikun Edi Reja, madje ai edhe e ka refuzuar të marrë drejtimin e Napolit. Tanimë trajneri italian do të marrë drejtimin e Hajdukut dhe kjo e ka habitur numrin një të klubit italian.

Ndërkohë De Laurentis thekson se e ka seriozisht: “Nuk e kuptoj se si ky klub ka shkuar në këtë pikë të ulët. A do e marr seriozisht idenë për ta blerë? Më jepni një mundësi, nuk është shaka. Jam gati të flas, por jo me tifozët. Jam gati të flas me dikë nga drejtuesit”.

“Së fundmi kam blerë Barin, por kjo nuk do të thotë se nuk më intereson Hajduku. Çdo gjë do të analizohet, Reja më ka thënë se klubi është në duart e tifozëve dhe ata nuk duan që klubi të bëhet privat. Nuk mund të lejoj që një klub me histori dhe traditë të madhe të përfundojë si Bari në kategorinë e katërt. Hajduku është në telashe dhe njerëzit ankohen se kam blerë një skuadër tjetër si Bari. Por për mua nuk është një lojë, është një projekt që më kushton dhe do të investoj njohuri, para dhe shumë pasion për futbollin”, ka deklaruar presidenti i Napolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online