Maradona pendohet, avokati: Ndihet keq, do telefonojë Mesin!

0

Diego Armando Maradona trazoi Argjentinën pak ditë më parë. Ajo çka tha për Lionel Mesin bëri që tifozët t’i ktheheshin kundër. Por ai është ndjerë keq për këtë dhe vetë avokati i legjendës argjentinase ka zbuluar se Maradona do të flasë me Mesin dhe të sqarojë gjithçka.

Matias Morla, për “America 24” është shprehur: “Maradona do të telefonojë Mesin për të shpjeguar atë që donte të thoshte. Diego është i trishtuar, i ka ardhur shumë keq për atë që ka thënë Kempes. Ai gjithmonë e mbështet kombëtaren. Ajo që donte të thoshte ishte që të mos e ngarkojnë Mesin me më shumë përgjegjësi, pasi nuk është faji i tij për dështimin aktual”.

DEKLARATA E KEMPES – “Sa herë që Diego flet, krijon një problem, sepse nuk tregon respekt, ndërsa atë të gjithë e respektonin në epokën si futbollist. Atij nuk i thanë kurrë ndonjë gjë për humbjen në finalen e Botërorit 1990. Mesi është më i miri në botë dhe duhet të jemi të lumtur që është argjentinas. Koha e Diegos ka ikur dhe ai nuk është një shembull për të thënë gjëra të tilla. Ndonjëherë zgjedhja më e mirë është që të heshtim”.

ÇFARË THA MARADONA – Në një ndërhyrje që ka bërë në programin “L’ultima Parola” në “FOX”, Maradona është shprehur se Mesi nuk mund të jetë një lider. “Për mua është e vështirë të flas për këtë, por është e kotë që të konsiderohet lider një njeri që shkon 20 herë në tualet përpara një ndeshjeje futbolli. Mesi është Mesi kur luan me Barcelonën dhe është normal kur luan me Argjentinën”, është shprehur argjentinasi.

Por nuk është ndalur me kaq: “Nëse do bëhesha sërish trajner i Argjentinës? Nuk do e merrja Mesin, edhe pse kurrë nuk i dihet, por duhet t’i heqim presionin, duhet të rigjejmë liderin që duam që Mesi të jetë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.