Mançini: Futboll të mirë dhe sa më shumë gola, tani nis objektivi ynë i vërtetë!

Italia do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Euro 2020 mbrëmjen e nesërme, ku do të presë Finlandën në shtëpi. Në kuadër të sfidës, ka folur për mediat trajneri i Axurrëve, Roberto Mançini, i cili u ndal duke komentuar formacionin, Finlandën, si dhe prurjen më të re në kombëatre, talentin Moise Kin.

FORMACIONI – “Patëm disa dyshimë për sa i përket formacionit, por që tani janë zgjidhur. Jemi të bindur se ata që do të zbresin në fushë do të bëjnë mirë. Proçesi për të gjetur një formacion të përshtatshëm është pak e ndërlikuar, por objektivi ynë i vërtetë nis nesër, që do të thotë, na duhet të bëjmë futboll të mirë dhe të shënojmë sa më shumë gola.”

MOISE KIN – “Do të shohim se kush do të luajë nesër. Nga Kin pres më të mirën. Nuk ka eksperiencën e Insinjës, por do të na sjellë fizik më shumë dhe entuziazëm. Shpresoj që të sjellë edhe gëzim në ekip.”

ELEMINATORET – “Kualifikueset ishin dhe janë objektivi primar për ne. E respektuam “Ligën e Kombeve” deri në fund, por duket filluar që nga nesërm për ne është thelbësore jo vetëm të fitojmë, por edhe të përmirësojmë renditjen në FIFA.”

KUNDËRSHTARI – “Finlanda është një ekip i vështirë për t’u përballur dhe ka bërë mirë në dy-tre vitet e fundit. Temu Puki është një ndër lojtarët më të mirë të tyre, i cili ka shënuar shumë gola në Championship me ekipin e Noruiç Sitit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *