Manaj, të hënën në Spanjë

0

Krejt papritur, Spanja është kthyer në një “oaz” për shqiptarët, ose lojtarë të lidhur ngushtë me Shqipërinë. Aty kemi Keidi Baren, shpresa e madhe e futbollit kuqezi, i cili po luan te Atletiko dhe këtë verë ka shkëlqyer nëpër miqësore. Nuk mbaron me kaq, sepse edhe Mervejl Ndokit është transferuar nga Tirana te Getafe, në La Liga.

Edhe djaloshi i Tiranës Elvi Berisha është duke u transferuar te Leganes, pas provës së suksesshme aty, ndërsa tashmë në Spanjë do të shkojë edhe Rei Manaj.

Sulmuesi i talentuar në pronësi të Interit është ende në kërkim të shpërthimit në futbollin profesionist dhe pas një sezoni plot luhatje, me 4 gola të shënuar mes Peskarës dhe Pizës, në A e më pas në Serinë B, tashmë vjen largimi i parë nga Italia.

Corriere dello Sport raporton se Interi ka gjetur praktikisht marrëveshjen me Granadan për huazimin e sulmuesit shqiptar, me spanjollët që do të kenë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Të hënën pritet zyrtarizimi, me Manajn që nuk është kundër transferimit në divizionin e dytë spanjoll, por natyrisht me premtimin se do të ketë shansin të luajë rregullisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.