Luftëtari ndryshon mendje, shtyhet grumbullimi

Një javë më parë klubi i Luftëtarit njoftoi se grumbullimi i parë i skuadrës do të zhvillohej më me datë 15 korrik. Megjithatë, nuk ka ndodhur kështu. Lojtarët e skuadrës gjirokastrite duhet të presin edhe disa ditë pasi në drejtim të tyre nuk ka ardhur ende asnjë njoftim nga zyrtarët e klubit.

Luftëtari nuk është skuadra vetme e Kategorisë Superiore që ende nuk ka filluar fazën përgatitore. Në të njëjtën pozitë me klubin bluzi ndodhet edhe Vllaznia, Skënderbeu dhe Flamurtari.

Të katërta këto ekipe nuk kanë zyrtarizuar ende trajnerin për sezonin e ri, ndërsa Skënderbeu dhe Flamurtari për problematikave tashmë të njohura prej kohësh ende vazhdojnë të jenë inaktiv në merkato.

NJOFTIMI I BËRË NGA KLUBI I LUFTËTARIT MË DATË 6 KORRIK

Klubi i futbollit Luftëtari njofton se data 15 korrik do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe më pas startimi i fazës përgatitore për sezonin 2019-2020.

Merkatoja e ekipit është në proces zhvillimi, ku deri tani ju bëjmë me dije se është arritur akordi me futbollistin e huaj, Majkëll Olaitan dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Luftëtari është në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët do të bëhen me dije nga klubi në ditët në vijim dhe për t’ju bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës.

Në ditët në vazhdim Klubi i futbollit Luftëtari do të bëje me dije trajnerin e ri dhe prurjet e reja që do të afrohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *