“Bashkëjetesa me dy gra, ju rrëfej çmenduritë e Ronaldinjos”

Ronaldinjo është një nga futbollistët më spektakolar të historisë së futbollit. Jo një profesionist i madh, por teknikisht braziliani ishte “ilegal” dhe arrinte t’i emociononte të gjithë.

Pavarësisht se fitoi gjithçka, karriera e Dinjos do të ishte ndryshe, nëse dëshira për t’u stërvitur dhe mbajtur trupin në formë do të ishte më e madhe sesa dëshira për t’u dëfryer me muzikë, alkool dhe femra të bukura.

Në një moment të jetës së tij filloi të jetonte me dy femra njëherësh: Prishila Koelho dhe Beatriz Souza. Të dyja ishin të dashuruara me fantazistin brazilian dhe e pranonin pa problem këtë situatë.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe Maria dos Santos, nëna e Prishilës. Ajo tregon për “Mirror” detaje rreth jetesës së Dinjos me dy bukuroshet. Në fund tentoi të martohej me to ligjërisht, por Prishila nuk pranoi dhe u largua nga Rio De Zhaneiro.

Ai kishte dy dhoma gjumi, një për Prishilën dhe tjetrën për Beatriz. Të dyja, si të dashuruara që ishin, nuk e kishin problem dhe e pranonin këtë situatë. Ato nuk qëndruan kurrë në të njëjtin shtrat, një ditë i takonte Prishilës, ndërsa ditën tjetër ishte radha e Beatriz. Dinjo ju ka dhënë të dyjave të njëjtën sasi parash dhe ju ka bërë të njëjtat dhurata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online