Lufta Tirana-Ngo vazhdon, vjen vendimi i ri

Majkëll Ngo është rikthyer të stërvitet në ambientet e kompleksit stërvitor “Skënder Halili”. Por, jo me ekipin e parë. Sulmuesi anglez është stërvitur ditën e djeshme me ekipin B të Tiranës. Përjashtimi i Ngosë nga ekipi i parë erdhi pas një debati që ai pati me trajnerin Ardian Mema.

Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet konflikti që ekziston midis palëve. Tekniku Mema e ka bërë të qartë që anglezi nuk është në planet e tij dhe se në janar klubi do të tentojë të afrojë një qendërsulmues të ri, diçka kjo që është pranuar dhe nga presidenti Refik Halili.

Ngo është ndër lojtarët më të paguar në ekip dhe kontrata e tij aktuale me bardheblutë mbaron në fund të sezonit. Sulmuesi iu bashkua Tiranës në verën e vitit të kaluar dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar të Tiranës në Kategorinë e Parë, me 11 gola në 19 aktivizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *