Askush nuk e do stolin e Realit, vjen një tjetër refuzim

0

Nga stoli më i dashuruar dhe më prestigjoz në Europë, në skuadrën që asnjë trajner nuk dëshiron më ta drejtojë. Ky është paradoksi me Realin e Madridit. Pas refuzimit të Antonio Kontes, që nuk pranoi kushtet e ofruara për të qenë pasardhësi i Hulen Lopeteguit, tashmë Florentino Pertez ka marrë një tjetër “JO!” si përgjgije.

Këtë herë, ishte Mikael Laudrup ai që nuk pranoi detyrën. Një refuzim edhe më i befasishëm se ai i Kontes. Prej verës së kaluar, trajneri danez është pa punë, pas mbylljes së aventurës me Al Rajan në Katar. Ai u përfol si kandidat për stolin edhe në momentin e largimit të Zinedin Zidan. Por, nëse në atë rast dëshira ishte e madhe, këtë herë 54-vjeçari refuzoi i vendosur ofertën e Perez.

Menaxheri i Laudrup, Bajram Tutumlu shpjegoi vendimin: “Në këto momente, Mikael nuk kërkon ta drejtojë Realin e Madridit, por shpreson që një ditë, në të ardhmen, do të jenë kushtet për ta bërë. Nuk është ky momenti. Situata aktuale nuk është e favorshme dhe për këtë arsye duhet të themi: faleminderit, por jo faleminderit”.

Në situatën e krijuar, projektohet mundësia që Santiago Solari të mos jetë thjesht trajner i përkohëshëm, por të qëndrojë në krye të “Los Blankos” deri në fund të sezonit. Ish-lojtari gëzon edhe mbështetjen e futbollistëve, e mbi të gjithë të kapitenit Sergio Ramos. Aktualisht, Realit i mbeten si alternative Roberto Martinez, i cili duhet të prishë kontratën me Belgjikën, apo edhe Guti, që aktualisht është zëvendës trajner i Beshiktashit. Klubi pritet të vendosë brenda 15 ditëve, nëse do të mbajë Solarin në stol apo do të gjejë akordin me dy kandidatët e tjerë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.