“Lufta” sapo ka nisur, Bejl kërcënon Realin: 51 milionë euro ose rri e luaj golf!

0

Mes Realit të Madridit dhe Garet Bejl ka një konflikt serioz. Klubi dëshiron të shesë, ndërsa 29-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë. Raporti me Zinedin Zidan është krisur.

Uellsiani e ndoqi gjithë takimin e javës së fundit kundër Betisit nga stoli. “Nuk do e kisha aktivizuar, edhe nëse do të kisha një ndërrim të katërt në dispozicion”, u shpreh trajneri francez pas ndeshjes.

Fjalë që shpjegojnë qartësisht situatën e krijuar. Bejl ka një kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe përfiton një rrogë prej 17 milionë eurosh në sezon.

Lojtari nuk pranoi t’i bashkohej ekipit në përshëndetjen e fundit me tifozët dhe nxitoi drejt dhomave të zhveshjes. Sipas raportimeve të “Radio Estadio”, sulmuesi i krahut nuk është përmbajtur para disa shokëve të ekipit.

Kam edhe tre vite kontratë me Realin. Nëse duan të më largojnë, le të më paguajnë nga 17 milionë në vit. Përndryshe qëndroj këtu, edhe vetëm duke luajtur golf“, thekson Garet Bejl.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.