“Liverpuli ka vetëm një mënyrë për të fituar titullin!”, një këshillë që gëzon… bavarezët!

Barazimi në derbin kundër Evertonit i kushtoi vendin e parë Liverpulit. Ekipi i Klopit u parakalua nga Mançester Siti, që kryeson tashmë me një pikë më shumë. “The Reds” nuk po arrijnë të mbajnë presionin e madh dhe kanë humbur shumë pikë gjatë javëve të fundit. Gara për titullin kampion në ishull nuk është mbyllur akoma, është shumë e fortë dhe kanë mbetur 9 ndeshje deri në fund të sezonit.

Geri Nejvill, ish-mbrojtësi I Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, ka një këshillë për Liverpulin në prononcimin e tij për “Sky Sports”. Nëse duan të rikthejnë titullin kampion në qytet pas 29 vitesh, ata duhet të sakrifikojnë diçka…

E kam thënë gjithmonë që Liverpuli ka nevojë për një seri ndeshjesh të mirë pëecaktuara për të fituar titullin kampion. Ata duhet të eliminohen me Bajernin dhe të dalin nga Champions Liga. Nuk po them që të humbasin vetë ndeshjen dhe të bëjnë një figurë të keqe, por mendoj se eliminimi do të ishte diçka shumë e mirë për Liverpulin. Ata do të jenë më të freskët fizikisht dhe do I përgatisin më mirë ndeshjet e fundit në kampionat. Për momentin ata dhe Siti kanë nga 50% mundësi për t’u shpallur kampionë, por kanë humbur një avantazh të madh dhe u duhet të jenë në formën më të mirë për të vazhduar garën për fitimin e Premier Ligës”, përfundon Geri Nejvill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *