Lila bind Berishën, Atalanta ka në dorë gjithçka

0

Etrit Berisha po kërkohet me ngulm nga Lila. Klubi francez ka në listën e tij disa alternativa, por objektivi kryesor është portieri i kombëtares sonë. Gjithsesi, për të arritur tek ai duhet bindur Atalanta. Bergameskët e kanë nxjerrë në shitje 29-vjeçarin, por ende nuk ka një ofertë që ngrihet ne lartësinë e pritshmërive të tyre.

Lila ka arritur ta bindë Berishën me ofertën e bërë. Problemi kryesor mbetet klubi italian, që nuk e lëshon portierin për më pak se 7 milionë euro. Klubi francez e ka çuar ofertën deri në 5 milionë euro. Në vazhdim mund të kemi ndonjë marrëveshje, por për momentin gjithçka është pezull.

Emra të tjerë ne listën e Lilës janë edhe: Stekelemburg dhe Karrasko. Ky i fundit, 36 vjeç tashmë është pa ekip. Gjithsesi, Berisha është dëshira e madhe e francezëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.