Lëvizje “blic”, Skënderbeu largon dy lojtarë dhe programon një huazim

0

Zhvillime te Skënderbeu. Së fundmi SportEkspres.com mëson se e kanë mbyllur me korçarët mesfushorët Beneiam Demte dhe Arnaud Guexh. Futbollisti nga Etiopia ishte titullar në shumicën e takimeve këtë sezon dhe largimi i tij sigurisht nuk është një lajm i mirë.

Demte u afrua verën e shkuar te Skënderbeu, ndërkohë që nuk pati shumë hapësira sezonin e parë. Për të interesohej edhe Kukësi, por korçarët paguan 30 mijë euro për kartonin e tij dhe e afruan në ekip.

“Faleminderit presidentit, faleminderit stafit të trajnerëve, faleminderit gjithë lojtarëve. Faleminderit gjithë tifozëve të mrekullueshëm dhe ju uroj gjithë të mirat dhe fat këtë sezon”, është mesazhi i Demte për korçarët.

Mesfushori ka pasur probleme shëndetësore gjatë kësaj periudhe dhe ka ikur drejt Etiopisë. Sa duket ai nuk do të kthehet më te Skënderbeu. Mesfushori është vetëm 20 vjeç dhe mund të ishte një nga lojtarët që mund të shitej në të ardhmen, pasi cilësitë nuk i mungonin.

GUEXH DHE GUINDO– “Taipi ka vetëm 4 ditë me skuadrën, luajti në Kupë. U nisa nga paraqitja e Gexh në Kupë dhe me Teutën, prandaj e aktivizova para Taipit. Megjithatë, Guexh nuk funksionoi dhe aktivizova Taipin. Më pëlqeu shumë dhe është një lojtar që premton”, tha pas ndeshjes me Partizanin Orges Shehi.

Sikurse kuptohet, mesfushori francez nuk e ka bindur teknikun durrsak dhe tashmë është larguar. Lëvizje në dalje pritet të jetë edhe ajo e Salio Guindo. Sulmuesi pritet të huazohet në ndonjë ekip tjetër të Superiores.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.