Legjenda “violë” bekon Pjacën: Numri 10? E meriton, do na zbavisë të gjithëve

Gjatë prezantimit të Marko Pjacës, ka folur dhe legjenda e Fiorentinës, Xhankarlo Antonjoni. Ish-kapiten dhe plot 15 sezone me Fiorentinën e tij, Antonjoni, i cili tashmë është menaxher i klubit, komenton afrimin e sulmuesit kroat.

“Ndodhem këtu për të prezantuar një futbollist të rëndësishëm që e njohin të gjithë. I rëndësishëm mbi të gjitha për repartin tonë ofensiv, sepse lojtari përdor mirë të dyja këmbët dhe është i shpejtë. Pjaca ka fituar shumë, pavarësisht moshës së re dhe është edhe nën kampion bote.”

Pjaca do të veshë numrin 10, të njëjtin numër që ka pasur dhe Antonjoni. Ky i fundit aprovon diçka të tillë dhe mezi po pret ta shohë Pjacën në fushë.

“Është e drejtë që numri 10 të përfundojë në shpatullat e tij, sepse është një lojtar që do zbavisë shumë publikun e Fiorentinës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *