Largohen 5 lojtarë, Egnatia pret zviceranët

E konfirmoi trajneri i Egnatias Vladimir Gjonaj paraditen e djeshme largimin nga skuadra që ai drejton të pesë futbollistëve. Shkaku? Këto ditë pritet të vijnë lojtarët e premtuar nga bordi i kompanisë “E & E Invest Shpk” me president z. Shqipërim Berisha. “Këtë fakt e dinim, por kemi qenë të detyruar të hapim vendin për prurjet më të reja që do të kemi nga Zvicra. Largimet në këtë periudhë, kur është konsumuar më shumë se gjysma e fazës përgatitore, duken disi rënduese për lojtarët apo dy portierët që kishin kontribuar mjaft sezonin e kaluar. Edhe për të ardhurit më të rinj, natyrisht që nuk lë shije të mirë. Megjithatë merkato e verës e tillë është. Do të ketë gjithnjë vende e mundësi që herë hapen e herë mbyllen”, përfundon trajner i Egnatias.

TË LARGUARIT – Drejtuesit kanë vendosur që nga ekipi të largohen të dy portierët që ishin sezonin e shkuar pjesë e skuadrës rrogozhinase, konkretisht Eni Haxhi dhe Pëllum Merdani. Gjithashu nuk do të mbetet në ekip as mbrojtësi Klodian Melani dhe mesfushori lushnjar, Fatjon Topi. Ndërkohë mësohet se në ekip nuk do të qëndrojë as mesfushori Salvador Gjonaj, i cili erdhi para pak ditësh në ekip së bashku me Emiljano Veliajn, por 24-vjeçari laçian do duhet ta vijojë karrierën në ndonjë tjetër ekip. Fatmir Efica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *