Miqësorja zbulohet sot, Besa habit me largimet

Bashkë me mësimin e emrit të kundërshtares së parë që do të ketë në start, Dinamos me aq emër e traditë, Besa e Kavajës startin e miqësoreve të saj për sezonin e ri do ta ketë këtë të shtunë. Fillimisht ishte menduar Bylis si kundërshtar, por ky opsion është rrëzuar, pasi ballshiotët do të luajnë ndaj Orikumit.

Sot do të mësohet edhe emri i skuadrës që Besa do të ketë përballë në miqësoren e saj të parë shtëpiake. Nëse kthehemi saktësisht një vit më parë, kur më 17 dhe 20 korrik 2016 Besa humbiste dy miqësoret e para, fillimisht me fqinjët e Egnatias 1-4 dhe më pas ndaj Bylisit në Kavajë 0-1. U desh mesfushori Andi Efica që me eurogolin e tij në miqësoren e tretë ndaj Erzenit më 24 korrik t’i jepte Besës fitoren e parë

3-2. Po çfarë ndodh tani?! Jo vetëm ky lojtar i ri, por edhe disa emra të përvojës, si golashënuesi më i mirë Mateo Hasa, Saimir Çelhaka, Darlien Bajaziti, Besim Leka dhe Ervin Hasalliu, drejtuesit e Besës nuk i kanë përfshirë në planet e skuadrës aktuale, madje kanë afruar, siç bënë dhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, emra jo dhe aq bindës, si për nga përvoja, ashtu dhe ekipet nga vijnë.

STARTI – Nisja e ndeshjeve në Kavajë ndaj Dinamos është një shenjë e mirë, gjithnjë nëse Besa do të formojë skuadër të fortë e me ambicie. Duhet afro edhe një muaj për ta mësuar ekzaktësisht fytyrën e vërtetë të Besës, por siç thotë një shprehje e urtë e popullit “dita e mirë duket që në mëngjes”. Pa paragjykuar, urojmë më shpirt që Besa me emrin e traditën e saj, të ketë një performancë sa më pozitive në kampionatin e ri, që tanimë nuk është më larg, pasi është mësuar nga dje edhe shorti i ndeshjeve. Fatmir Efica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online