Miqësorja me Shkumbinin, Turbina “takohet” me fitoren

0

Befason Turbina, që duket se po punon mirë këto javë dhe dje ka fituar 1-0 në një miqësore derbi në Peqin, kundër Shkumbinit.

Të dyja ekipet në fillim kanë luajtur me formacionet më të mira, ndërsa në pjesën e dytë kanë provuar disa elementë të rinj. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por me një Turbinë më këmbëngulëse. Përmendim këtu një tranversë të Allamanit në minutën e 22-të.

Vendasit janë munduar të shënojnë, por nuk kanë gjetur dot hapësirë në mbrojtjen mike. Pjesa e dytë ka filluar me gol, ku cërrikasit kanë shënuar me anë të mbrojtësit Agalliu në minutën e 50-të. Turbina ka pasur dhe raste të tjera për shënim, por cërrikasit kanë qenë të pasaktë para portës vendase. Këta të fundit, të plogësht në lojën e tyre, edhe pse janë munduar nuk kanë arritur dot të barazojnë. Si përfundim Turbina ka fituar falë mbrojtësit Agalliu.

Shkumbini – Turbina 0-1

Shënues: Agalliu 50’
Shkumbini: Ajazi, Bali, Xhyra, Jaupi, Bërdufi, Nexha, Vllahi, Isai, Meta, Lundraxhiu, Lluca.(U aktivizuan: Peqini, Sinani, Bullari, Lila, Shehi, Dalliu, Lleshi). Trajner:S. Branica.
Turbina: Malaj, Baçi, Peqini, Ferhati, Agalliu, Sallaku, Roshi, Taullau, Bakiu, Sulmataj, Allamani.(U aktivizuan: Demollari, Bajrami, Tafani, Cami, Luga, Beqiri, Sina, Thaçi, Gazheli, Qorri, Shero, Daci, Shkreta, Myrta, Doka, Bicaku, Kuka, Doda, Gjeçi.Trajner: S. Bardhi.
Gjyqtarë: D. Zyba, T. Sokoli, A. Spahiu (Peqin).

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.