Lamçja “sulmohet” nga ofertat: Të hënën vendos përfundimisht!

0

Dy ditë më parë, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, sulmuesi Eri Lamçja shkruante për largimin nga skuadra e Bylisit, me të cilën mbylli sezonin e kaluar. “Po largohem për arsye personale, edhe pse kisha dëshirë që të isha akoma pjesë e këtij Bylisi. Falënderoj presidentin që më mirëkuptoi dhe më dha lejen e kalimit”, ka thënë shkurtimisht Lamçja.

Ndërkohë që edhe FK Bylis e ka konfirmuar divorcin, e njëherësh e ka falënderuar sulmuesin anësor. Në një deklaratë për Sportekspres.com ai shprehet se ka patur disa oferta dhe të hënën do të zbulohet ekipi ku do të luajë sezonin e ardhshëm futbollistik.

“Pas largimit nga Bylisi më kanë kontaktuar disa skuadra, nga Kategoria Superiore dhe nga Kategoria e Parë. Sot që flasim nuk kam vendosur. Besoj se në fillimin e javës së ardhshme do ta marr një vendim. Rëndësi ka që të hënën do kem një skuadër të re”, tregon Lamçja.

Futbollisti nga Elbasani nuk zbulon emrin e skuadrës, teksa shton: “Besoj se ka një korrektesë në të tilla raste në merkato. Nuk mund t’ua them skuadrën. Ju deklaroj me sinqeritet se nuk kam vendosur 100% emrin e skuadrës së re, sepse në këtë situatë duhet menduar mirë hapi kur hidhet. Ky do jetë një sezon i bukur dhe i vështirë për mua, por do përjetohet në fushë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.