Lajme të mira nga Serie A, kuqezinjtë e Lacios janë gati!

0

Thomas Strakosha, portieri i kombëtares kuqezi, është rikthyer nga dëmtimi. Gardiani kuqezi vuante nga një dëmtim në tendinën e Akilit, por tashmë duket i rikuperuar plotësisht. Siç raportojnë mediat italiane, Strakosha është rikthyer në stërvitje me Lacion dhe do të jetë pjesë e grupit për sfidat e ardhshme miqësore.

Gjithashtu, edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka lënë pas dëmtimin. “Dardani” vuante që nga muaji prill prej një dëmtimi në menisk, por tashmë është rikuperuar dhe do të jetë pjesë e Lacios. Edhe pse i rikthyer në fushat e blerta, dëmtimi për Berishën ka ende rrezik të rishfaqet, prandaj vështirë se do ta shohim edhe për disa muaj në fushën e lojës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.