Lacio ofron Berishën dhe “cash”, synohet talenti hungarez

0

Talenti hungarez i Red Bull, Salcburg, Dominik Soboslai është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Ndër të interesuarit bën pjesë dhe Lacio që ka ndërmend të bëjë një propozim interesant për lojtarin.

Portali panë klubit lacial “cittaceleste.it”, raporton se drejtuesit e klubit austriak kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, shumë kjo që do të ishte një rekord për të një transferim nga Bundesliga austriake. Lacio ka ndërmend të ulë shpenzimet në “cash”, duke ofruar si pjesë të marrëveshjes mesfushorin shqiptar Valon Berisha.

Futbollisti iu bashkua Lacios një vit më parë për 8 milionë euro nga Salcburgu. Përvoja në Itali nuk rezultoi e suksesshme dhe një rikthim në qytetin ku shkëlqeu do ishte një zgjidhje për të gjitha palët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.