Kutrone: Jam i “uritur” gjithmonë, po mësoj nga Higuain

Patrik Kutrone ishte pa diskutim njeriu i ndeshjes së sotme mes Milanit dhe Olimpiakosit. Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë duke qenë deçiziv me dy golat e tij. Pas ndeshjes, Kutrone foli për “Sky Sports” ku u shpreh mjaft i lumtur për golat e shënuar.

“Mund të them se ishte një fitore që kishte vlerë dyfish. Unë kam gjithnjë ‘uri’ për të shënuar dhe do vijoj që të kem. Sot luanim në shtëpi dhe duhej të fitonim me çdo kusht, Jam shumë i lumtur që mundëm të fitonin”

“Jam i bindur se mund të mësoj ende nga Higuain. Në stërvitje mundohem që të marr sa më shumë nga ai. E di trajneri nëse unë duhet të luaj titullar apo ta nis ndeshjen nga stoli. E rëndësishme është që unë të jem gati gjithnjë për ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *