Kurzava del jashtë loje, PSG gjen zgjidhje te Leverkuzen

0

Tek PSG duan të afrojnë një tjetër talent nga kampionati gjerman. Parisienët shpenzuan 37 milionë euro për të blerë kartoni e mbrojtësit të Shalkes, Tilo Kehrer, ndërsa shënjestra e tyre e radhës është mbrojtësi i majtë i Levekuzenit Uendell.

Braziliani luan prej katër sezonesh te skuadra e “aspirinave”, ku ka qenë një titullar i padiskuteshëm. 25-vjeçari shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Leivin Kurzauan, i cili prej disa muajsh ka humbur vendin e titullarit te parisienët, si dhe nuk grumbullohet më as në kombëtaren e Francës.

Kartoni i Uendell vlerësohet 40 milionë euro nga drejtuesit e Leverkuzenit, por sipas medies franceze “RMC”, transferimi i brazilianit do të kryhet për jo më shumë se 30 milionë euro dhe nuk përjashtohet mundësia që në krahun tjetër të huazohet për një vit dhe talenti i akademisë Stanli Nsoki, i cili luan në të njëjtin pozicion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.