Kukësi nuk di të ndalet, kërkon titullarin e Shkëndijës

Kukësi është skuadra më aktive e merkatos së dimrit në Kategorinë Superiore. Verilindorët afruan Eduart Rrocën nga Luftëtari, ndërsa nga momenti në moment pritet dhe zyrtarizimi me sulmuesin Vasil Shkurtaj.

Por, skuadra e Armando Cungut, pritet të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes. Sipas “Telesport”, Kukësi është i interesuar për të sjellë në Shqipëri portierin e Shkëndijës së Tetovës, Kostandin Zahov.

Kontrata e “Gardianit” me kampionët e Maqedonisë mbaron më datë 15 janar dhe ai mund të vijë në kampionatin tonë me kosto 0. Zahov ka qenë një titullar prej dy sezonesh te Shkëndija dhe mbetet për t’u parë nëse klubi tetovar do të tentojë të nënshkrojë një marrëveshje të re me 31-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *