Kovaç në panik: Kemi nevojë për përforcime, dua 4 blerje

Niko Kovaç pret ende përforcime. Frenk Riberi, Arjen Roben, Rafinja, Hames Rodrigez dhe Mats Humels janë larguar nga ekipi bavarez, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të zgjedhin edhe Zherom Boateng e Renato Sançez.

Trajneri kroat ka një kontingjent prej vetëm 17 lojtarësh për momentin, që mund të zbresë në 15 me largimet e mbrojtësit dhe mesfushorit portugez. “Kam nevojë për 19 futbollistë”, është shprehur Kovaç për “Kicker”.

Një sinjal i qartë për drejtuesit e klubit, të cilët kanë premtuar një verë të nxehtë në merkato, por për momentin është përforcuar vetëm mbrojtja me francezët Pavard dhe Hernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *