Kondogbia braktis Interin, nuk paraqitet fare në stërvitje

0

Xhofri Kondogbia nuk ka ndërmend të vazhdojë të luajë tek Interi dhe ndjek modën e bojkotit. Një ndër investimet më të mëdha, por edhe të gabuara, të Interit në vitet e fundit, tashmë e ka ndarë mendjen që të largohet dhe nuk pret mbylljen e bisedimeve mes klubit zikaltër e Valencias.

Tashmë 24 vjecc, Kondogbia shkëlqeu në Spanjë te Sevilja na sezonin 2012/13 dhe më pas kaloi te Monako për 20 milionë euro. Dy sezone të shkëlqyer edhe aty dhe Interi pagoi 30 milionë (plus bonuse për arritje që natyrisht nuk u realizuan kurrë) në verën e vitit 2015, për të fituar betejën me Milanin. Tashmë, pas 50 ndeshjesh në Serinë A dhe një niveli mediokër, Kondogbia kërkon largimin me “dhunë”.

Sot mesfushori nuk është paraqitur fare në stërvitje, pa asnjë arsye, ndaj është jashtë skuadre dhe nuk ka më vend tek Interi, që gjithsesi nuk është se do vajtojë për të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here