Arena Kombëtare, gati në vjeshtën e vitit 2018

“Arena Kombëtare” do të jetë gati pas 15 muajsh, pra në vjeshtën e vitit 2018. Ky është premtimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili ka ndjekur sot nga afër punimet, nën shoqërinë e arkitektit italian Marko Kazamonti.

Veliaj tha se stadiumi i ri do të jetë xhevahiri i ri i Tiranës: “Jam i kënaqur, do jetë një xhevahir për Tiranën dhe besoj që kritikët do zhgënjehen, kurse dashamirësit do mrekullohen. Për të gjitha

palët do të jetë një habi, ndaj duhet të kemi pak më shumë besim tek puna e njerëzve të mirë. I gjithë ky investim në fakt është një investim në ekonominë shqiptare”.

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” do t’i japë zgjidhje edhe çështjes së parkimit të automjeteve në qendër, sepse projekti parashikon ndërtimin e një parkimi nëntokësor me kapacitet 200 vende.

Arkitekti Kazamonti informoi se tashmë ka përfunduar gjysma e punimeve: “Jemi pothuajse në gjysmën e punimeve sepse pjesa më e ndërlikuar në ndërtimin e stadiumit janë punimet nëntokësore, dhe punimet për shembjen e stadiumit të vjetër, mbrojtja e pjesës monumentale,

çmontimi i fasadës së arkitektit Bozio, që do ta rimontojmë. Po nisim të montojmë strukturën e çeliktë. Sigurisht, çeliku është më i shpejtë, ndaj kemi vendosur të bëjmë gjithë pjesën

e lartë të stadiumit me strukturë të çeliktë. Do të përfundojë pas 15 muajsh. Shqipëria duhet të krenohet me këtë, pasi është një sipërmarrje shqiptare që punon shumë mirë dhe kontribuojmë si

skuadër projektimi italiane, por kemi gjetur punëtorë të jashtëzakonshëm në Shqipëri”.

“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës në vitin 2019 dhe shanset për ta zhvilluar janë të mëdha, duke parë që UEFA kërkon ta çojë futbollin e madh edhe në vende të vogla dhe këtë vit u luajt në Shkup, me Real Madridin që fitoi ndaj Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online