Kategoria e Parë: Mbijetesa mban gjallë garën, sytë në Burrel e Berat

0

Kategoria  e Parë, ashtu si Superiorja zhvillohet sot e gjitha në një orar. Ndeshjet luhen prej orës 17:00. Gara tani është zhvendosur te pesëshet e dyta, pasi ende nuk janë përcaktuar skuadrat që do të garojnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Në pesëshen e parë të Grupit A,  veçohet “derbi” i Veriut: Besëlidhja-Vllaznia. Shkodranët e kanë siguruar kreun e grupit, ndërsa te Besëlidhja duan vendin e dytë. Në Kamzë do të luhet ndeshja Korabi-Dinamo, kurse Erzeni është pushim. Në zonën Play-out, Shënkolli-Iliria është një finale mbijetese, ndërsa Burreli me Vorën kërkon të largojë hijet e mbijetesës. Miqtë nga ana tjetër synojnë të mbeten në garë.

Egnatia-Bylis dhe Lushnja-Oriku janë sfida për statistika, ndërkohë që sytë janë nga skuadrat që synojnë qëndrimin në të Parën. Tomori pret Elbasanin dhe Apolonia skuadrën e Turbinës, dy ndeshje që pritet të jenë shumë të luftuara. Pogradeci këtë javë është pushim.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – JAVA 26

Grupi A | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Besëlidhja-Vllaznia (Në Lezhë)
Ora 17:00 | Korabi-Dinamo (Në Peshkopi)
Erzeni pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Shënkolli-Iliria (Në Shënkoll)
Ora 17:00 | Burreli-Vora (Në Burrel)
Veleçiku pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Egnatia-Bylis (Në Rrogozhinë)
Ora 17:00 | Lushnja-Oriku (Në Lushnje)
Besa pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019
Ora 17:00 | Tomori-Elbasani (Në Berat)
Ora 17:00 | Apolonia-Turbina (Në Fier)
Pogradeci pushim

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.