Kastrati nuk e bën dramë miqësoren: Ishim të lodhur, rikthehemi me Kremonezen

Peskara e Memushajt dhe Kastratit zhvilloi një miqësore me Fanon e kategorisë C të dielën, ndeshje që e humbi me rezultatin 2-1. Portieri i “delfinëve”, Elhan Kastrati ka folur për sajtin e klubit, duke shpjeguar performancën e dobët kundër Fanos.

Ekipi po vazhdon fazën përgatitore dhe është i lodhur, kështu që kjo ndeshje nuk ka shumë rëndësi. Të dielën e ardhshme rinis Serie B dhe Peskara pret në fushën e saj Kremonezen. 21-vjeçari shqiptar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, madje u grumbullua me kombëtaren e madhe në miqësoren kundër Uellsit, vlerëson kundërshtarin dhe shpreson në një fitore. Peskara renditet në vendin e dytë me 32 pikë bashkë me Breshian dhe gara për rikthimin në elitën e futbollit italian do të jetë e fortë deri në fund.

Mbërritëm në këtë ndeshje pa shumë dëshirë. Ishim të lodhur, por duhet të jepnim më shumë. Megjithatë, kjo ndeshje na shërben shumë, pasi duhet të jemi gati për ndeshjen e javës tjetër. Faza përgatitore po shkon mirë sipas mendimit tim, jemi të gjithë të përqendruar, po punojmë shumë dhe shpresojmë të mbërrijmë në kushte e duhura për ndeshjen e kampionatit. Kremoneze është një ekip i fortë dhe i bukur. Duhet ta përgatisim mirë, pasi është një përballje e vështirë”, përfundon titullari i portës së Peskarës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *