“Kalvari” i dëmtimeve, mbrojtësi zikaltër mbyll sezonin

Sime Vërsaljko zhvilloi një Botëror shumë të mirë me Kroacinë dhe tifozët e Interit besuan se ai do të ishte një blerje e madhe. Kroati u huazua nga Atletiko e Madridit, por sezoni me zikaltrit nuk ka shkuar ashtu siç pritje.

Problemet fizike nuk e kanë lënë të qetë mbrojtësin e djathtë. Në fillim probleme muskulore dhe më pas dëmtimi i pësuar në gjurin e majtë. 27-vjeçari ka vendosur të operohet dhe pret vetëm konfirmimin e Atletikos.

Ky sezon ka përfunduar për të dhe mendohet se Vërsaljko do të qëndrojë pushim rreth 6-8 muaj. Gjatë ditës së djeshme lojtari është përshëndetur me shokët tek Interi, një sinjal i qartë i fundit të aventurës së tij në Milano.

E ardhmja? Akoma nuk dihet me saktësi. Në marrëveshjen mes palëve ishte përcaktuar shuma që Interi duhet t’i paguante klubit “colchoneros”: 17.5 milionë euro në fund të sezonit. Tani mbetet vetëm të verifikohet koha e rikuperimit të tij pas operacionit në gju dhe më pas klubet do të bisedojnë përsëri për të ardhmen e mbrojtësit kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *