Kaloshi ndez sfidën: Në Cërrik luajmë fort dhe fitojmë

Tomori është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e javës së 15-të me Turbinën në Cërrik. Në një deklaratë të tij në rrjetet sociale, portieri i skuadrës beratase Mikel Kaloshi deklaron se do të jetë një ndeshje e vështirë, por Tomori do të luajë fort vetëm për fitore.

“Ndeshja e fundjavës me Turbinën ka rëndësinë e vet. Normale që nuk do të jetë e lehtë, por impenjimi jonë maksimal në seancat përgatitore do të bëjë që ta menaxhojmë ndeshjen sa më mirë. Tomori nuk ka çfarë humbet, ne do të luajmë fort dhe fitojmë”, kështu shkruan gardiani i portës së Tomorit, 48 orë para ndeshjes me Turbinën.

Tomori renditet në vendin e 8-të në Grupin B të Kategorisë së Parë me 16 pikë, ndërsa Turbina në vendin e 10-të me 8 pikë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *