Juve mëson nga Bajerni, ofertë për Renato Sançes

0

Verën e shkuar bëri bujë transferimi i mesfushorit të Benfikës Renato Sançes, i cili u bë pronë e Bajernit për 35 milionë euro, plus rreth 35 milionë në bonuse të ndryshëm.

Kampion Europe me Portugalinë dhe një yll te Benfika, djaloshi portugez nuk e ka pasur të lehtë në Mynih, ku nuk e ka fituar dot vendin në formacion.

Edhe Bajerni ka mbetur i zhgënjyer dhe duket se po e mendon seriozisht shitjen e mesfushorit, nëse i kthehet pas shifra e investuar.

Një ofertë interesante e ka bërë Juventusi: dy vite huazim dhe më pas të drejtë blerjeje për një shifër të përcaktuar që tani.

Operacioni është identik me atë që çoi juventinin Koman në Bavari: huazim dy-vjeçar dhe më pas Bajerni vendosi ta blinte, kur u bind për vlerën e talentit francez.

Mbetet për t’u parë përgjigja e Bajernit, sepse nëse dështon në Torino, praktikisht vlera e Renato Sançesit bie përtokë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image